| Shenimi nr: |
84 |
| Data: |
Wednesday 09:55 23.07.2008 |
|
|
gjergj |
|
|
|
urime per librin per mons. zef oroshin. gezohem qe dikush u kujtua me shrua nje liber te bukur per kete mirditas.
Koment nga marku
26.07.2008 - 21:56
Urime per librin e Tomes. Vertete eshte nje liber qe do mbetet, por edhe nje verjetje do ia kisha, autorit. Si e ka leju ate fare parathenie te mentor cukut ku ne fund thote; Qe te tre ( nenkupto Mjeden, Oroshin dhe Mriajn ) jane te devitshem ne fe e atdhe. Qe te tre shgquhen per bashkimin e kombit(!!!)... qe te tre punuan me pende e guxim kun der pushtuesve e kunder armiqve te kombit... etj.. nje fjale e urte thote; " ne daç me e sha dikan, lavdroje per ato vlera qe nuk i ka".. Kalofshi mire.... Libri per Zef Oroshin ia vlen |
|
|
|
|
|
|
| Shenimi nr: |
83 |
| Data: |
Tuesday 00:47 22.07.2008 |
|
|
mhill |
|
|
|
Shumë jetëshkrime në një
Astrit Lulushi, SHBA
Libri titullohet qartë; ‘”Monsinjor Dr. Zef Oroshi; Një jetë e shkrirë për fe e atdhe”, botuar kohët e fundit në Nju Jork. Me këtë titull të drejtpërdrejtë, autori Tomë Mrijaj, rreptësisht i jep lexuesve atë që iu premton, por edhe më shumë.
Libri përmban jo një jetëshkrim, por shumë të tilla, sepse jeta e Imzot Oroshit, është e shkrirë me veprimtarinë e përbashkët të burrave më të mirë të kombit shqiptar, gjatë shekullit të kaluar. Dhe këta i përkasin asaj pjese atdhetarësh, që ranë e u vranë, u dergjën e u treten, vdiqën burgjeve, a morën arratinë.
Duke kaluar nëpër duar letërkëmbimin e pasur dhe shkrime të shumta të Imzot Oroshit, autori Mrijaj, citon letra të personaliteteve të shumta të botës shqiptare në mergim, me të cilët, Dom Oroshi ka patur lidhje. Një prej tyre është At Daniej Gjeçaj, (1913 – 2002), që At Zef Pllumi e përmend shpesh në “Rrno për me tregue”, ndërsa Papa Gjon Pali i Dyte e mbante pranë sa herë që donte të këshillohej, lidhur me gjendjen e fesë në Shqipërinë nën komunizëm.
Në vitet ’80, megjithëse i sëmurë e në moshë të thyer, dimër a verë, At Gjeçaj, një ish i arratisur, nisej nga veriu i Italisë drejt jugut, ku ndodheshin kampet e të ikurve nga vendet komuniste. Dhe këtë e bënte sa herë që mësonte se kishin ardhur të arratisur nga Shqiperia, dhe ai u gjendej pranë, për t’u dhënë zemër, e interesohej për mirëqënien e tyre. Këtë e bënte i shtyrë nga bamirësia. Kjo ishte plejada, ku bënte pjesë Monsinjor Dr. Zef Oroshi.
Urdhërin për kapjen e tij e kishte lëshuar vete Enver Hoxha, ndërsa Mehmet Shehu, ishte betuar t’a zinte të gjallë, pasi ai vetë donte t’a torturonte, thotë autori Mrijaj, duke cituar burime arkivore e historike. Ditët e Pashkëve 1951, Dom Zef Oroshi i kaloi në pyjet e malet e Shqipërisë verore, ku qëndroi i fshehur, e i mbrojtur nga banorët e zonës, ashtu si njerëzit e Perëndisë në Dhijatën e Vjetër, kur Zoti u tha të fshiheshin derisa të kalonte zemërimi i Tij.
Pas kësaj zuri fill jeta e tyre e re, ashtu si edhe festa e Pashkëve. Gjithashtu, pas kësaj, më 1952 dom Zef Oroshi, arratiset. Disa vjet qëndron në Itali, dhe më 1961 mbërrin në Shtetet e Bashkuara, si imzoti i parë katolik shqiptar në Amerikë. Kjo e rendit atë mes klerikëve të tjerë të mëdhenj shqiptarë në Hemisferën Perëndimore përkatësisht; Fan Noli, Baba Rexhepi e Imam Vehbi Ismaili.
Me jetëshkrimin e Imzot Zef Oroshit, historiani i diasporës, Mrijaj, ka sjellë një libër me vlerë në fondin ende të varfër, për nga lëvrimi të historiografisë të periudhës së komunizmit. Në fakt, parë më thellë, me këtë libër, Tomë Mrijaj, bëhet historiani i parë, që i hap një vend ish të arratisurve, historia e të cilëve nuk është trajtuar si ajo gjakut të shprishur.
Kjo ndoshta, sepse ata kurre nuk janë parë si njerez të vuajtur, për faktin se u vendosën në një vend të pasur dhe me punën e tyre të ndershme përparuan. Po ata, nuk janë pa plagë, vetëm thellësia i bën ato të padukshme. Ndoshta kjo mund të jetë një prej arsyeve përse fati i tyre nuk është vështruar nga asnjë ligji post – komunist, që dëmshpërblen, me të drejtë, ish të burgosurit e të përndjekurit, por nuk përmend ose nuk përfill ikësit e detyruar, këta pagues në natyrë të çmimit të lirisë.
gazetar në Radion Voice of America në Washington D.C. |
|
|
|
|
| Shenimi nr: |
82 |
| Data: |
Saturday 09:37 19.07.2008 |
|
|
arben hasani |
|
|
|
Homazh për Monsinjor Dr. Zef Oroshin
Nga Bep Kuqani, White Plains, New York
Edhe kështu mund të titullohej libri i ri i Z. Tomë Mrijaj kushtue Dr. Zef Oroshit, me rastin e përvjetorit të XX-të të ndrrimit të jetës.
Fryma që e përshkon këtë libër, ku shpaloset e gjithë jeta e të Ndjerit, qysh nga mosha e fëminisë e deri sa mbylli sytë, karakterizohet fillim e mbarim nga ndjenja e nji respekti shumë të thellë e të paharrueshem, që autori vazhdon t’a ruej ende të gjallë për Monsinjorin.
Kjo “ndjenjë”, që i çmohet si nji nder virtytet ma të mira, asht njiherit edhe nji tregues i kjartë i fisnikrisë, që buron nga shpirti i pastër i autorit, i cili, pa marrë parasyshë asnji sakrificë, iu pervesh kësaj pune voluminoze, për hartimin e këtij libri, që kena sot në dorë.
Për të pasë një ide edhe ma të kjartë për mundin, djersen dhe kohën, që i asht dashtë me shpenzue, mjafton të kujtojmë, se vetëm literatura, që ka shfrytëzue kapë plot 7 faqe dhe titujt e shkrimeve të Monsinjorit, që ka mujtë me mbledhë nëpër organe të ndryshme, ku janë botue mbushin 5 faqe. Shto këtu edhe shpenzimet e botimit, të cilat i ka mbulue të gjitha vetë autori, del në pah edhe ma kjartë shpirtmadhësia dhe Nderimi i madh i Z. Tomë Mrijaj, për këtë figurë, që bani histori dhe la gjurmë të pa shlyeshme jo vetëm në komunitetin katolik shqiptaro – amerikan, por edhe në të gjithë shqiptaro – amerikanët, pa dallim feje dhe krahine.
Por duhet theksue, se përveç autorit, nji meritë të veçantë kanë edhe të gjithë ata që kontribuen pa u kursye me materialet dhe dokumentat e tyre arshivore personale, tue ia vue në dispozicion autorit e, në veçanti, kontributi i madh i Z. Tonin Mirakaj, i cili, asht vetë nji “histori e gjallë” e komunitetit katolik shqiptaro – amerikan, ku, ka marrë pjesë si pjestar dhe drejtues I shumicës ma të madhe të të gjitha aktiviteteve të zhvillueme nga ky komunitet, qysh prej ditës së parë të themelimit e në vijim edhe sot e kësaj dite.
E tash në lidhje me nji shënim të Z. Ndue Melyshi, citue në faqen 53, ku thuhet: “Meqenëse ishte Komitet klandestin, nuk mund të zgjidhej kryetari me vota të lira të popullit, prandaj antart në brendësine e Komitetit caktojshin nji kryetar…”, dishroj të plotësoj këtë mendim, tue shtue, se ne “brendësinë e këtij Komiteti”, kje zgjedhë si Kryetar Dom Zef Oroshi dhe Sekretar Jak Perjaku, i cili, kje vra në mal, në përpjekje me forcat e ndjekjes të Sigurimit. Këtë ma ka thanë përveç të tjerëve, që do t’i permendi ma poshtë, edhe vetë i vëllai: Gjon Perjaku, që u kap n’atë përpjekje, i plagosun randë dhe me të cilin kam ndejtë në burgun e Burrelit. (Deri në vitin 2005, ka kenë gjallë e shndosh, që e kam takue në Shkodër dhe uroj që të jetë edhe tash po ashtu).
Veç kësaj, kam pasë rastë me njohë personalisht edhe katër antarë të këtij Komiteti, nga të cilët per Karlo Çoben, avokat, i biri i Ndoc Çobës, që ka kenë Kryetar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe Sulë Hafizin, Kryemyfti i Lezhës, nuk ekam ditë se ka kenë Antar I Komitetit të Maleve; ndërsa për Haki Bushatin, i vëllai i ish - Kryemninistrit Maliq Bushati, që u pushkatue bashkë me At Anton Harapin O.F.M. dhe Lef Nosin dhe Ndrek Kakarriqin e kam dijtë dhe, edhe këta më kanë thanë se “kena pasë për Kryetar Dom Zef Oroshin”.
Haki Bushatin e kam njoh vetëm për nji periudhë të shkurtë kohe në burgun e Tiranës; ndersa Ndreken e kam njohë qysh se kam kenë në moshë adolishente, se ka kenë mësues në Kolegjin Saverian, kryetar i Shoqatës “Rrethi Don Bosco” (krijue nga At Pjetër Meshkalla); kam ndejt në burg të Burrelit, mbasi kje denue 17 vjet si antar i atij Komiteti, i arrestuem në Lezhë, vetëm pak muej mbasi kishte fillue punën si avokat. Miqësinë e kena vazhdue edhe mbas daljes nga burgu, deri në ditën që vdiq. Historia e tij asht shumë e dhimbëshme: Pat lanë djalin sapo kishte mbushë vjetin; grueja e ndau per me i shpëtue persekutimit, por edhe per dobësi karakteri. Për 14 vjet në burg nuk I pau asnjiherë. Kur doli prej burgut mbeti pa strehë dhe pa punë (ishte I sëmurë dhe I pa aftë per asnji punë fizike). Me gruen dhe djalin nuk u bashkue ma kurrë. U detyrue me punue “roje nate”, në nji çerdhe fëmijësh pa asnji lek pagesë, veç nji ushqimi tre herë në ditë dhe nji shtrati me shtri brijtë. Kur vdiq, e varrosi shteti pa asnji ceremoni. Vetem 5 - 6 vetë, ish bashkëvuajtës të tij, morën pjesë në varrim. Sot, nuk I dihet as vorri (unë s’e mbaj mend) dhe të tjeret nuk e di a jetojnë apo jo.
Për Dom Zef Oroshin, duhet dijtë edhe kjo: Qysh nga dita e arratisjes, që hoqi veladonin e doli në mal, e deri që iku në Jugosllavi, banorët e Mirditës dhe të malësisë së Lezhës e kanë njohë ma fort se prift, si Kryetar të Komitetit të Maleve, si organizator i “Çetave të Shpagimit”, si luftëtar shumë trim dhe si antokomunist i vendosun.
Kam mendimin, se këtë anë të aktivitetit të tij antikomunist në malet e Mirditës, nuk ka dashtë me e ekspozue para publikut shqiptaro – amerikan kjoftë për modesti, kjoftë edhe pse nuk perputhej me veladonin e nji prifti dhe këte e ka mbajtë të mbyllun vetëm mbrenda nji rrethi shumë të ngushtë bashkëluftarësh, ku me siguri duhet të ketë kenë edhe Z. Ndue Mëlyshi.
Por kjo nuk ia ulë aspak vlerën, sepse nuk asht I pari prift shqiptar, që ka luftue me armë në dorë kundër anmiqve të vendit dhe të fesë.
Në fund, pergëzoj perzemersisht Z. Tomë Mrijaj per ketë libër, që I dhuroi mbarë komunitetit shqiptaro – amerikan e ma gjanë. |
|
|
|
|
| Shenimi nr: |
81 |
| Data: |
Saturday 11:13 12.07.2008 |
|
|
anton |
|
|
|
urime per sitin tuaj. pash disa nga figurat. aty mungon nje klerit i arratisur nga shqiperia ne vitin 1952, se komunizmi kerkonte ta vriste. ai eshte imzot dr. zef j. oroshi (1912-1989), per te cilin keto dite kam pare ne internet se ka dale nje monografi per jeten e tij. mund te kerkoni tek www.kritika.net, ose www.albanovaonline.com.
Koment nga Teta
19.07.2008 - 18:49
Ky antoni rrika vetem doke lexue gazeta edhe se me lexue dhe me shkru nuk dika |
|
|
|
|
|
|
| Shenimi nr: |
80 |
| Data: |
Sunday 12:16 01.06.2008 |
|
|
Mario |
|
|
|
Ja kalovshi sa me mir. |
|
|
|
|
| Shenimi nr: |
79 |
| Data: |
Wednesday 12:32 14.05.2008 |
|
|
amelia |
|
|
|
carla del ponte ka shume te drejte. ajo di se cfare flet sepse ka fakte. |
|
|
|
|
| Shenimi nr: |
78 |
| Data: |
Tuesday 22:54 22.04.2008 |
|
|
gjergj laca |
|
|
|
sa me shume shkrime per kleriket katolik se jane nderi e krenaia e jone. urime z. klajd kapinova se me gezoi me kete recension libri. |
|
|
|
|
| Shenimi nr: |
77 |
| Data: |
Thursday 12:34 06.03.2008 |
|
|
Kushninasi nga Gjakova |
|
|
|
Pse, sot Mirdita duket e përkulur?
Mirdita i dha Shqiptaris shumë, bile i dha palcën e trungut shqiptarë!
As, që ka pëndë që kap veprat e Merditorëve,e sidomos kur duhej të luftohej Turku dhe pushuesit tjerë.Ku janë sot ata njerz të mendjes?Pse u shkatrrua dashamirësia ndër Merditorë?
Pse e kaploi gjaku dhe hakmarrja ketë trevë më të lavdishme të trollit shqiptarë?
Ooo, Merditorë të dashur, jepni edhe një herë energjinë e qumshtit të nënës Merditore, dhe zbardhni mendjen,kush ishim , kush jemi dhe kush do të jemi,...?!
Është mëkatë të nëpërkëmbet Mirdita dhe të braktiset e tërë si të jetë e shkretë!!Aty ,po,po mu aty linden djemt ma te mirë të shqipës!
Sot duhet mëkëbur prap , Mirdita!
Nuk do e lëmë të plgoset edhe më tepër,por të ngrisë ngadalë kokën lartë,... të lidhet me bijet e saj që ia dhanë lavdinë e përhershme dhe të pa vlersueshme!
Unë jo vetëm që jam krenar, por i falem zotit që jam pjesë e asaj treve, e atij ideali,dhe pse të parët e mi u shpërngulen në Gjakovë.Pra unë jetoi me Mirditën dhe do lidhem përjetësisht me të.
Duke ju uruar mirëqenje vllaznisht ju përshëndes të gjithë Merditorëve kudo që gjenden. |
|
|
|
|
| Shenimi nr: |
76 |
| Data: |
Wednesday 17:40 16.01.2008 |
|
|
Gjini |
|
|
|
Katunari, kataliki, kaurri: Pal LEKAJ kryetar i kuvendit komunal të Gjakovës.......!!!!!!!!!! Nji paradoks i këtij fillim shekulli ei t'gjithë shekujve para këtij për t'gjithë fundamentalistët islamik të qytetit ma fundamentalist islamik në të gjithë botën shqiptare. Ka mej lshue zemra e kanë me u paralizue t'gjithë nipa e stërnipa të tradhtarëve t'fesë e t'kombit, tuj fillue prej abdulla drenit e tuj ardhë deri te fadil hoxha e mamut MUT bakalli e t'gjithë bakalltë e tradhtartë tjerë të qytetit të Gjakovës se si u ba kryqalia kryetar i Gjakovës. Si asht e mundun për kët traxhedi kaq të madhe që i ndodhi n'fillim të këtij shekulli qytetit të Gjakovës. |
|
|
|
|
| Shenimi nr: |
75 |
| Data: |
Thursday 08:28 27.12.2007 |
|
|
V.Simoni |
|
|
|
Per shumè mot KRISHTLINDJT te gjithve.Gezuar |
|
|
|
|
|